06.08.2019 - 17:11
Pas largimit të de Ligt drejt Juventusit, de Jong drejt Barcelonës si dhe me van de Beek është që duket pranë Real Madrid, eksodi i lojtarëve në shtëpinë e Ajaxit mund të vazhdojë.
Emri i radhës, që mund të largohet, është talenti maroken, Hakim Ziyech. 26-vjecari po ndiqet me shumë interes nga Bayerni, i cili nga ana tjetër po ndjek edhe Leroy Sane.
Por duke parë vështirësitë për të arritur pikërisht te lojtari i Manchester City-t, duket se drejtuesit bavarezë kanë gjetur alternativën e duhur, pikërisht Ziyech.
Marokeni ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali, por me afrimin e Nicolas Pepe anglezët duket se kanë hequr dorë.