MENU
klinika

Të dhënat nga Ministria e Financave

Aksioni anti-informalitet rrit minimalisht të ardhurat fiskale

22.08.2019 - 16:00

Rreth 265.3 miliardë lekë janë mbledhur në arkën e shtetit në 7 muajt e parë të vitit.

Por duket se fushata anti-informalitet ka dhënë efekt me vetëm 300 milionë lekë të mbledhura më shumë gjatë korrikut, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm gjatë këtij muaji janë mbledhur 39.2 miliardë lekë, nga 38.9 që u mblodhën në Korrik 2018.

Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave, tregojnë se mbledhja e të ardhurave regjistrohet në rreth 1.4 miliardë lekë më pak se parashikimi i bërë për muajin korrik.

Përveç efekteve të kursit të këmbimit, mosmbledhja e TVSH-së sipas parashikimit tregon tkurrjen e konsumit dhe dinamizmin e dobët të ekonomisë.

Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin, me rreth 2.6 miliardë lekë më shumë, ku janë mbledhur rreth 22 miliardë lekë. Ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 26 miliardë lekë apo 5.2 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar.

Sa u takon investimeve, janë disbursuar 34.6 miliardë lekë, apo rreth 2 miliardë më shumë se viti që lamë pas.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!