MENU
klinika

Kriza me zgjedhjet

Aleatët e Bashës tërhiqen, nuk regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit

05.08.2019 - 09:29

Ndryshe nga çfarë pritej, tri partitë aleate të Partisë Demokratike LSI, PR dhë PAA nuk do të paraqesin sot kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

Mësohet se shkak i këtij vendimi të aleatëve të Bashës është se KQZ nuk ka marrë ende një vendim rreth kërkesës së drejtuar prej tyre për nisjen e procedurave nga Komisioni për procesin e zgjedhjeve.

Sot është afati i fundit për regjistrimin në KQZ për 13 tetorin.

Një ditë më parë, ish-deputeti Gent Strazimiri tha në një intervistë për RTV Ora se problemi nuk është data kur do të mbahen zgjedhjet, por garancitë që ofrohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN