Sulmuesi kilian Alexis Sanchez është pranë rikthimit në Serinë A. Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, sulmuesi 30-vjeçar është pranë nënshkrimit të kontratës me skuadrën e Romës.
Vardhekuqtë, përveç Sanchez, janë duke nënshkruar edhe me mbrojtësin e Liverpool, Dejan Lovren. Sipas mediave britanike, bisedimet me të dy lojtarët janë në fazë të avancuar dhe do të zyrtarizohen së shpejti.
Alexis Sanchez luan në Premier League me Manchester United, por ashtu si vjet edhe këtë sezon ai është i destinuar të qëndrojë në stol.
Lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Solskjaer, ndaj pritet të largohet.
Kiliani ka luajtur edhe më parë në Itali, me ekipin e Udinese dhe më pas u transferua te Barcelona. Ndërsa në Angli, gjatë një sezoni e gjysmë me United ai ka dështuar (5 gola në 45 ndeshje me “djajtë”).
Sanchez ka një kontratë deri në vitin 2022 me Manchester United, por tashmë kushton rreth 35-40 milionë euro. Vlera e tij ka rënë ndjeshëm, ndaj Roma shpreson të arrijë shumë shpejt një marrëveshje me United.