Policia e Shtetit bën me dije se sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullë e Përgjithshme.
Policia njofton se për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë.
Kështu kjo do të jetë edhe mbyllja e fazës së parë, për të vijuar më pas me procedurat e konkurimit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit:
Sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullë e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit.
Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë.
Këtu mbyllet faza e parë e aplikimit, për të vijuar me procedurat e konkurimit.
Numri i aplikimeve për 500 vende është i lartë dhe kjo është dëshmi e interesit të madh për t’u bërë pjesë dhe për të shërbyer në Policinë e Shtetit.
Konkurenca do të rrisë edhe cilësinë e aplikantëve fitues në fund të garës.