MENU
klinika

Trafikoi 613 kg kokainë

Arbër Çekaj këmbëngul të mos ekstradohet në Shqipëri

23.08.2019 - 18:52

Pronari i kontenierit të bananeve Arbër Cekaj, ku u gjetën 613 kilogramë kokaine rrezikon të kthehet në Shqipëri.

Shkalla e parë e një gjykate gjermane ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e tij . Por vendimi i dhënë për Arbër Çekajn mësohet se është apeluar e duhet të pritet edhe vendimi i Apelit.

Po ashtu, Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani, kërkesë e cila është në shqyrtim e sipër. Vendimi për ekstradimin është dhënë nga drejtësia gjermane rreth 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Edhe në këtë seancë, Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Në Shqipëri, Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin