07.08.2019 - 18:35
“Jam një Ferrari!”
Një fjali embelatike, ndoshta e thënë në moment euforie, ndoshta e thënë edhe duke menduar se realisht potenciali i tij ishte i madh.
Aq sa për të çarë edhe në ligat më prestigjoze, por ndoshta kishte harruar një fakt Armando Sadiku: në futbollin e sotëm, duhet të flasësh më vepra!
Kështu, dimensioni i tij vazhdon të jetë ai i një futbollisti që luan në Zvicër dhe kaq.
Te Levante, ky sezon duhet të ishte ose duhet të jetë kurorëzimi i madh, por trajneri e ka nxjerrë jashtë skuadre dhe stërvitet i veçuar bashkë me lojtarë të tjerë, që nuk janë në planet e klubit.
Parashikohet një tjetër huazim, për një “Ferrari” që ndoshta vazhdon të ecë me goma të shpuara.