MENU
klinika

"Nuk është aspak e vërtetë..."

Arrestimit në ish-Bllok, reagon Vin Veli

31.08.2019 - 17:10

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në mesnatë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku Dj-i i njohur Vin Veli (Artvin Veli) është vënë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në një club në ish-Bllok, ku forcat speciale “Shqiponja” kanë ndërhyrë për të marrë  Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Bashkë me Dj-in janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Club-i në fjalë është problematik, pasi shpesh herë kanë ndodhur sherre, ndërkohë që janë kapur edhe persona që konsumojnë lëndë narkotike.

Vin Veli është një personazh i njohur, pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.

Ndërkohë që për të njëjtën ngjarje ka reaguar vetë DJ duke e përgënjeshtruar të gjithë situatën.

Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në Instastory, ai tregoi se është i lirë dhe jo në pranga.

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju”, u shpreh Dj-i.