MENU
klinika

Ja situata e tratativës

Barcelona-PSG mbyllet takimi për Neymar!

13.08.2019 - 21:39

Takimi i zhvilluar sot, në Paris, mes delegacionit të Barcelonës dhe drejtorit sportiv te parizienëve Leonardo de Araújo, për transferimin e Neymarit te kampionët e Spanjës janë mbyllur pa një arritje konkrete.

Javier Bordas, menaxher i Barçës, Eric Abidal, sekretar teknik dhe Andre Cury, delegat i Barcelonës në Amerikën e Jugut, do të kthehen në Katalunjë këtë të martë në pritje të zhvillimeve të reja.

Palët kanë mbajtur pozicionet e tyre, por pa mundur të afrohen në qëndrime, gjithsesi bisedimet do të vijojnë për të gjetur një marrëveshje para datës 2 shtator, kur mbyllet merkatoja.

Siç ka mësuar “Mundo Deportivo”, Barça ka këmbëngulur që është e gatshme të shkëmbejë lojtarë të saj me Neymarin, pa paguar para, ndërsa PSG përveçse emra të veçantë, pretendon edhe një shumë të majme.

PSG pëlqen Coutinhon dhe Semedon, për të cilët Leonardo do të ishte i gatshëm të mbyllte një marrëveshje, ndërsa “blaugranat” ofrojnë Coutinhon dhe Rakiticin.

Pritet që të zhvillohet takime të tjera, madje edhe të nivelit më të lartë mes presidentëve Bartomeu dhe El Khelaifi. Në Barcelonë mendojnë se Leonardo po luan edhe kartën “Real Madrid”, me idenë se “Los Blancos” do të bëjnë një ofertë të leverdisshme financiare.

Pavarësisht se palët ende mbeten larg në qëndrime, vullneti i Neymarit për t’u kthyer te Barcelonë me sa duket do të jetë përcaktues në vendimin përfundimtar.