MENU
klinika

“Zoti e bekoftë Shqipërinë”!

Basha mesazh urimi për Kurban Bajramin

11.08.2019 - 10:03

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në një mesazh në “Facebook”, Basha uron që Kurban Bajrami të falë mirësi, mbarësi dhe shëndet për besimtarët dhe familjet e tyre.

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha.