MENU
klinika

Video

Basha publikon përgjimet, disa pyetje Ramës

03.08.2019 - 17:46

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar përplasjen në distancë me kryeministrit Edi Rama.

Duke publikuar një pjesë të përgjimeve të “BILD’ për blerjen e votave, Basha i drejton disa pyetje Ramës, teksa ndër të tjera e pyet se “pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal?”.


“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?

Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”, shkruan Basha.