MENU
klinika

Akuza qeverisë

Basha: Zgjdhja e krizës kalon nga prangat për politikanët hajdutë

05.08.2019 - 09:26

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar.

Në një postim mëngjesin e sotëm në “Facebook”, Basha publikon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e publikuara për zgjedhjet e kaluara ndërsa thotë se vetëm zgjedhjet e lira, me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

Ja si hajduti psikik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë!

Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN