29.08.2019 - 21:06
Bayern Munich ka konfirmuar se Uli Hoeness nuk do të kandidojë për presidencën e klubit pas përfundimit të mandatit të tij.
Presidenti i ri do të shpallet 15 nëntorin e ardhshëm, kur të bëhet edhe mbledhja e përgjithshme vjetore e klubit.
Hoeness ka informuar klubin të mërkurën dhe Bayern e ka bërë publik vendimin e 67-vjeçarit.
Pasardhësi i tij pritet jetë Herbert Hainer, i sh-presidenti i Adidas-it. Gjithsesi, Hoeness nuk do të largohet nga klubi.
Pavarësisht se do të heqë dorë nga presidenca, ai do të vazhdojë të jetë një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës deri në nëntorin e 2023-shit.