MENU
klinika

Dy të arrestuar dhe tre të tjerë në gjendje të lirë

Berat/ 50 vjeçari dhunonte babain 15 vjet më të moshuar

14.08.2019 - 10:36

Një 18 vjeçar është kapur në flagrancë duke drejtuar një ciklomotorr Nipponia, pa leje drejtimi. I riu është A.P. dhe drejtonte mjetin me targa AP153.

Materialet iu drejtuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Seksioni për të Miturit për veprën ’Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’.

Një tjetër i arrestruar është një 50-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj babait të tij 65- vjeçar.

I arrestuari është E.K., i cili jetonte bashkë me të atin në Kuçovë. Materialet iu referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.

Procedim në gjendje të lirë është vënë për tre persona në qytetetin e Beratit.

Është A.F, 30 vjeç banues në fshatin Otllak, ka goditur me grushta pas një konflikti për motive të dobëta L.B, 23 vjeç, banues në fshatin Molisht,duke i kushtuar dëmtime.

Në Poliçan janë arrestuar B.L. 55 vjeç dhe A.Sh, 54 vjeç, të cilët kanë goditur me grushta pas një konflikti me motive të dobëta një 64 vjeçar. Personi M.L. ka pësuar dëmtime të lehta në trup.

Për të tre personat Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit