MENU
klinika

Nipi i Klement Balilit liron zyrën

Betohet kryebashkiakja e re e Delvinës

05.08.2019 - 12:57

Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Delvinës, ndërkohë që është betuar edhe kryebashkiakja e re, Majlinda Qilimi.

E gjithë ceremonia është në ambientet e bashkisë pasi kryetari i deri më tanishëm nga radhët e LSI, Rigels Balili nuk është paraqitur ditën e sotme në zyrë, duke i hapur rrugë kështu marrjes së detyrës nga kryetarja e re.

Balili u zgjodh në krye të Bashkisë së Delvinës 4 vite më parë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që ai njihet edhe si nipi i Klement Balilit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN