MENU
klinika

Të dhënat

Bie niveli i ujit në Fierzë, shkak mungesa e reshjeve

06.08.2019 - 20:48

Në Kukës, për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta niveli i ujit në Liqenin e Fierzës,po bie çdo ditë.

Aktualisht Liqeni i Fierzës është në kuotën 286.83 metra ndërkohë që në të njëjtën kohë kohë të vitit të kaluar ishte në kuotën 293 metra.

Prurjet janë 40 metra kub ujë për sekond ndërsa në punë janë tre turbina nga katër që ka HEC-i i Fierzës.

Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është pozitive, duke patur parsysh se prurjet mesatare të Drinit, janë 250 deri 300 m kubë ujë për sekondë.

Ndërkohë parashikimet e motit bëjnë të ditur për mungesë të reshjeve edhe gjatë muajit gusht, çka do të thotë rënie të mëtejshme të nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, bazeni më i madh ujëmbledhës në vend.