25.08.2019 - 12:25
Temperaturat përvëluese nxisin të tjera zjarre në vendin tonë.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës.
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos.
Zjarri mësohet se rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.
Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë.
Ata u shkaktuan nga temperaturat e larta, kurse në disa raste edhe nga dora e njeriut.