“Do ta përballojmë lehtësisht”, thotë shpesh Boris Johnson, kryeministri britanik për Brexit pa marrëveshje. “Ky është një vend i shkëlqyer”.
Në të vërtetë është kështu. Shumica e banorëve me siguri do të pajtoheshin. Por ta duash vendin tënd nuk është ta mendosh më të madh se të tjerët, e as të bësh gabime të rënda. Britania nuk ka bërë, ende, gabimin e zgjedhjes së vërtetë të Boris Johnson dhe kabinetit të tij të padëshirueshëm.
As nuk votoi për një Brexit pa marrëveshje. Por ai shkon, duke nxituar drejt humnerës.
Kjo injorancë po i çmend bizneset.
Biznese të ndryshme bëjnë të njëjtën ankesë. Askush nuk dëgjon. Askush nuk dëshiron të dijë se çfarë po bën Brexit tashmë.
Vonesat e kamionëve në porte mund të zgjidhen brenda disa javësh, por Varga, një nga pronarët e biznesve thotë se problemet e tij, humbja e vazhdueshme e klientëve ka filluar tashmë.
Pse biznesi nuk ka bërtitur me zë të lartë nga dita e parë? Ai u përpoq, por të tjerët patën frikë përballë mbulimit armiqësor të shtypit.
Ajo që i bashkon këta biznesmenë është mungesa e besimit në atë që po ndodh dhe tek politikanët. Presin që fushata e fuqishme e informacionit publik prej 138 milion to të jetë një propagandë boshe.
Kryeministri kërcënon të mos respektojë borxhet tona të BE-së, gjë që do të garantojë që asnjë marrëveshje e tregtisë së lirë nuk mund të nënshkruhet kurrë.
Por, thotë ai, asnjë nga kjo nuk i takon parlamentit të vendosë. Ndërsa nisemi drejt skajit të shkëmbit, duket se vetëm këtij kryeministri të egër dhe të pamatur nuk i duhet lejuar të “marrë kontrollin”.
Polly Toynbee është një kolumniste e The Guardian