06.08.2019 - 10:57
Ka nisur e trazuar dita e sotme në veri të Kosovës.
Mediet kosovare raportojnë se Njësia Speciale e Policisë ka bastisur shtëpinë e politikanit serb, njëherësh anëtar i Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiç.
Lajmi për bastisjen e banesës së këtij politikani është konfirmuar për mediet kosovare nga kryetari i Ranillugës, Davor Petkoviç.
Sipas këtij burimi, Policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor.