MENU

Aksioni kundër informalitetit

Bllokimi i naftës në Ballsh, Rama: Goditje të mëdhenjve çdo ditë!

21.08.2019 - 16:01

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bllokimit të 550 tonë nafte në rafinerinë e Ballshit, në kuadër të aksionit kundër informalitetit.

Rama shkruan në “Facebook” se janë bllokuar në rafinerinë e Ballshit 550 tonë karburant, pasi ishin jashtë standardeve.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë paralajmëron të gjitha bizneset e karburanteve se kush merret me naftë duhet të zgjedhë: o sipas ligjit, o goditjen e ligjit, ndërsa shton se goditja ndaj të mëdhenjve do të vazhdojë çdo ditë.

  • Mesazhi i Ramës:

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT, 550 ton karburant jashtë standardeve u bllokuan në rafinerinë e Ballshit. Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit! #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.