MENU
klinika

"Politikanët e rinj i japin vizion Kosovës"

CDU e Merkelit në përkrahje të Osmanit!

28.08.2019 - 19:32

Nikolas Lober, anëtari i CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe anëtar i Bungestagut gjerman, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Lobel kandidimin e Osmanit e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re për të ecur përpara. “Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri”, ka shkruar Lober.

Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Republikës së Kosovës që po garon për postin e kryeministres.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK-ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar ndër të tjera Lobel në llogarinë e tij në tëitter.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mandatuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre në mbledhjen e fundit të Kryesisë së mbajtur të hënën.

Përveç mbështetjes unanime të Kryesisë, Osmani ka marrë të martën edhe përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Aktualisht janë duke u zhvilluar negociata ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Megjithatë LDK-ja insiston në postin e kryeministrit dhe thonë se janë të prirur që të shkojnë të vetëm në zgjedhje

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”