31.08.2019 - 20:42
Veshjet dhe aksesorët janë padyshim gjithnjë në qendër të vëmendjes gjatë ndërrimit të stinëve dhe sezoneve. Këtë herë në fokus duket se janë çizmet.
Për sezonin e ri më shumë në ‘trend’ janë çizmet deri në kyçin e këmbës, duke i bërë veshjet tuaja të duken më bukur.
Këto lloj çizme janë mjaft praktike dhe të kombinueshme përveçse mjaft stil. Më poshtë ju propozojmë tre modele të tyre.