Është vërë, koha për plazh, det, rërë, party me shkumë etj etj!
Por për ty që ashtu si ne, vera e 2019-s mund të përmblidhet me 3 fjalë: “Jam në punë!”, kemi disa zgjidhje.
Nëse nuk do të bësh asnjë ditë pushimi larg Tiranës këtë sezon veror, atëherë po lexon artikullin e duhur.
Ne do t’ju bëjmë një guidë në vendet më fantastike që mund të vizitosh në kryeqytet, për t’ia kaluar super këtë muaj dhe na besoni kur t’ju themi se edhe shoqet që kanë ikur në det do t’ju kenë zili!
1.Eksploro restorantet e reja
Nëse dëshiron të shohësh vende të reja dhe sigurisht të provosh ushqimet që nuk i ke provuar më parë, atëherë ne ju sugjerojmë dy restorantet më fantastikë që janë hapur në kryeqytet.
2.Kur s’ka det, ka pishina!
Kudo në Tiranë do të gjesh një pishinë fantastike për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere.
3. Kujdesu për veten.
A ke pasur kohë të merresh me veten këtë verë? Nëse jo, mund të ikni në një Spa që mund të bësh një trajtim për fytyrën apo trupin, me metodat më profesionale që ofron qendra e estetikës dhe e dobësimit.
Nëse ke probleme me çikatriçet post akne, rrudhat apo strijat, në Spa është vendi i duhur ku jo vetëm mund të qajmë hallet ne gocat, por edhe t’i zgjidhim ato njëherë e mirë.