Kryeministri Edi Rama ka publikuar opinionin e një tjetër artisteje për Teatrin.
Rama ka publikuar mendimin e Ilire Vinces, aktore dhe regjizore.
Vinca thotë se është dakord për një teatër të ri, pasi ai do të ishte në nivelin e si-motrave europiane dhe do ishte po ashtu një freski për audiencën.
- Postimi i Edi Ramës:
Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar
ILIRE VINCA :
Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!