MENU
klinika

Kjo letër dashurie të ‘këput’ shpirtin!

Dashuria mes dy meshkujve! “Mos ma thyej zemrën…”

21.08.2019 - 21:26

Historitë e dashurisë nuk janë të lehta, aq më shumë kur bëhet fjalë për lidhje midis dy meshkujve. E tillë ka qenë edhe historia e shkrimtarit Oskar Wilde.

Ai u burgos disa herë për shkak të homoseksualizmit. Por pavarësisht vuajtjeve, historia e tij e dashurisë mbetet e bukur!

Në qershor të vitit 1891 ai u takua me Lord Alfred “Bosie” Douglas, poet i ri 21-vjeçar që studionte në Oksford, që do të kthehej më pas në muzën e Wilde për të shkruar “Portretin e DorianGrayt”.

Gjatë kohës që jetuan së bashku, Oskar shkroi veprat themeltare të krijimtarisë së tij.

Janë pafund letrat e dashurisë që ata i dërgonin njëri-tjetrit, por ne po ju sjellim një nga letrat që është cilësuar si një perlë e letërsisë!

  • Letra e plotë:

I dashuri i të gjithë djemve! Letra jote ishte e këndshme. Verë e kuqe dhe e bardhë për mua…Por jam i trishtuar. Nuk duhet të bësh skena me mua, ato më trishtojnë, më rrënojnë. Unë ju shoh si një krijesë që ke dalë nga antikiteti grek, dhe s’mund t’ju shoh të shtrembëruar nga pasioni. S’mund t’i dëgjoj buzët e tua të buta të thonë gjëra të këqija për mua. Mos e thyej zemrën time. Ndjej se duhet të shoh sa më shpejt. Do të vij në Salisbury. Nuk e di si do t’ia bëj. Je diçka hyjnore për mua. Këtu ku jam ka shumë vështirësi. Fatura ime shkon £ 49 për një javë! Tashmë jam ulur në një stol pranë Thames, por ju, nuk jeni këtu i dashuri im, djali im i mrekullueshëm… Gjithmonë yti Oscar!

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale