Nuk ka dhomë me qira për një studente sepse publikoi në Facebook një selfie me Matteo Salvini-n.
Denoncimi vjen nga 19 vjeçarja Alessandra M.G., nga Latina, së cilës iu mohua një dhomë në Romë, ku duhej të transferohej për të studiuar juridik, pikërisht pse postoi një foto me zv.kryeministrin italian.
“Nuk më japin dhomën për faj të një fotoje”, ka thënë për ‘Leggo’ studentja.
Kur lexoi lajmërimin në Marketplace në Facebook, ku flitej për një dhomë me qira për studentët, pyeti reklamuesin nëse dhoma ishte ende e disponueshme.
Dhe ja tek vjen përgjigja: “Përshëndetje, po dhoma është ende e lirë. Gjithsesi, nuk është e disponueshme për kë simpatizon dhe bën foto me atë që është i lumtur që hedh njerëzit në det. Nëse kërkoni shtëpi në Romë, ju këshilloj të evitoni publikimin e fotove të l…t “.
“Ose mund t’i bëni fotot të shikueshme vetëm për të afërmit dhe miqtë, apo edhe për veten tuaj, thjesht për të patur atë kënaqësi të ngratë që ke bërë foto me një vit të momentit, për një sekondë qesharake fame në Facebook, ku miqtë mund të të vënë like, <o<, super, uhhh Salvini, ndërkohë që rikontrollon me një varësi histerike çdo pesë minuta prezencën e ‘like’-eve të tjera.
Sigurisht, më pas, ideale do ishte të ndërgjegjësoheshe dhe t’i peshosh veprimet e tua, të mendoje për pasojat, domethënien e një postimi, për përshtypjen që japim tek të tjerët, për atë që po bëjmë. Në pritje që të të dalë dehja, ditë të mbarë”.
Në këtë pikë, Alessandra deshi të thoshte pjesën e saj dhe i jep reklamuesit këtë përgjigje: “Nuk kam teserën e Legës dhe as nuk jam Legiste. Bëra vetëm një foto me ministrin. Është absurde që më mohoet dhoma vetëm për këtë”
Roma, niente stanza in affitto “per chi fa selfie con Salvini”: la denuncia di una studentessa