MENU
klinika

Dënon krimet e serbëve

Deputeti serb e thotë hapur: Kosova është shtet i pavarur!

03.08.2019 - 11:04

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Nenad Canak ka pranuar publikisht pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për median kosovare RTK ai dënoi krimet që serbët kanë kryer ndaj kosovarëve.

Ai u shpreh: “Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranoj pavarësinë e saj. Në Serbi është një politikë që kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet. Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve. Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të zbardhen.”

Canak është edhe kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës dhe në 2017 ishte kandidat për president në Serbi.

Ai u shpreh se është absurde që nuk akoma nuk ka lëvizje për dënimin e krimeve edhe 19 vjet pas rënies së Millosheviçit. Duke kritikuar me ashpërsi propagandën e Serbisë, ai u shpreh: Mua dikur më hoqën mandatin e deputetit vetëm pse bëra disa pyetje për luftën në Kosovë.

Sipas tij nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Serbia nuk mund të ecë përpara.