MENU
klinika

Kryeson Hong Kong...

Desinacioni i verës? Ja 10 qytetet më të vizituara në botë

06.08.2019 - 14:27

Sidomos në periudhën e verës, të gjithë ne kemi në mendje tërë kohës destinacionin e rradhës. Ndaj dhe ne vendosëm t’ju sjellim vendet më të vizituara, kështu mund të jetë një arsye për t’u vizituar…

Hong Kong ka mbajtur titullin si qyteti më i vizituar në botë për të nëntin vit me rradhë nga Euromonitor International në Top 100 Renditja e Qyteteve Destinacione.

Tabela vjetore e renditjes bazohet në numrin e turistëve ndërkombëtarë që kalojnë 24 orë ose më shumë në një qytet. Hong Kong tërhoqi 26.6 milionë vizitorë gjatë vitit të kaluar, kryesisht falë të ardhurëve nga Kina kontinentale. Në vendin e dytë, me 21.2 milionë vizitorë në 2016, është Bangkok, i cili e kaloi dhe qenndrën në 2015.

Perspektiva e Evropës

Euromonitor thotë se performanca e qyteteve evropiane është prekur nga ngjarjet e fundit si kriza e Eurozonës, fluksi i refugjatëve, Brexit dhe sulmet terroriste.

Por magnetët turistik si Londra dhe Parisi mbeten të pathyeshëm. Dhe disa destinacione në Greqi, Itali dhe Spanjë panë rritje gjatë 2016 si rezultat i trazirave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në fakt, paundi më i dobët si rezultat i votimit të Brexit ka ndihmuar të tërheqë më shumë vizitorë në Britani të Madhe.

Qyteti amerikan më i lartë në renditje është New York, i cili mbetet në vendin e tetë me 12.7 milion vizitorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN