MENU
klinika

Nga Edvin Prifti

“Dje vdiq Ina Thereska, por herët a vonë ne do të shihemi përsëri”

25.08.2019 - 09:36

Dje vdiq Ina Thereska. Dje përfundoi rrugëtimin e saj mikja jonë, shoqja jonë përherë e qeshur dhe e hareshme, bashkëshortja e mikut dhe kolegut tim, nëna e dy fëmijëve të mrekullueshëm, njeriu qytetar që e përfundoi shumë parakohe atë për çka vijmë në këtë planet.

Dje Ina përfundoi rrugëtimin e saj duke lënë një fëmijë dy vjeç dhe ne nuk ishim në gjendje ta shpëtonim.
Dje dështuam të nderuar miq, koleg, dhe politikanë. Dje u fshehëm për të satën herë që kështu ishte e shkruar, që jemi vend i varfër dhe mjekësia jonë kaq mund të bëjë. Por jo nuk është kështu! Aspak! Çdo gjë është e mundur dhe çdo gjë duhet bërë për të qëndruar edhe pak në këtë jetë.
Dje përfundoi Ina, ajo që sa herë bisedoi me mua, sa herë ironizonte injorancën dhe paaftesinë të cilat sot e vunë përfund plotësisht.

Dje përfundoi mikja e veçantë e cila vetëm për veten nuk mendoi, vajza e bukur dhe simpatike që me Darin e dashur bënin atë çiftin simpatik dhe interesant aq pak i ngjashëm në Tiranë.
Dje të humbëm o Ina, pavarësisht se më premtove që do luftoje. Por ti luftove deri në fund në llogoren tënde. Ishim ne që nuk mundem. Ne që nuk gjetëm asnjëherë forcën që tunelet ti kthenim në spitale, që shtetin ta vendosnim me funksion të shëndetit, që masakrën e tenderave në 30 vjet ta detyronim të bëheshin ilaçe dhe terapi për këtë popullin tonë. Unë nuk e di, por ndihem thellësisht fajtor.

Nuk e di nëse ti o mikja jonë do të na falesh ndonjëherë për çka nuk patëm fuqinë të bënim, për çka nuk detyruam me forcën e shpirtit të detyronim ata që presupozohet që komandojnë jetën e shqiptarëve që të mendonin sado pak për vdekjen.
Dje perfundoi luften trupi yt, se ne nuk mundem te jepnim shansin e nje transplanti. Por shpirti yt udheton i lire atje ku ka destinin e tij.
Dje perfundoi jeten e saj nje qenie e mrekullueshme njerezore, qe nen ato nishane simpatike ne fytyren e saj, kishte vecantine e saj.

Dje u ndave prej femijeve te tu, bashkeshortit dhe familjes tende, prinderve te tu, miqve dhe gjithkujt qe te deshi dhe ste deshi. Por keshtu eshte jeta o Ina dhe ti kete e dije shume mire, mbase me mire se ne qe na le prapa dhe nuk e dime dhe per sa kohe. Kjo eshte nje deja vue e tmerrshme qe kerkon zgjidhje dhe force vullneti te jashtezakonshme.
Dje u largove prej nesh me koken prapa. Por mos u shqeteso o mike. Gjithshka do shkoj shume mire, por ti duhet te qendroje akoma me ne.

Dje u shuajt nje vajze, nje nene dhe bashkeshorte, mikja e ngushte e motres sime te shtrenjte, dhe mikja ime. Ina, jetove nje jete te plote por te paperfunduar, por kjo tashme ska rendesi apo jo?!
Ike pertej kufirit te jetes dhe vdekjes dhe e kalove ate qe na tmerron te tereve. Jetove me kurajo cdo sekonde dhe ashtu shkove pertej.

Nesër vjen në vendin tënd dhe njerëzit do të përcjellin atje ku të gjithë do shkojmë. Më vjen keq që ishim kaq të pafuqishëm, të dobët, kundrejt teje. Gishtat e tua të dobësuar, buzët e holluara nga sëmundja që pëshpërisnin dëshirën për të jetuar dhe kolegët e Darit dhe miqtë e tu nuk mundën të bënin asgjë. Ishte fatalitet? Mbase! Por thellë brenda vetes do doja ta shqyeja çdo gjë për të të dhënë edhe një shans më shumë.

Nesër ti do largohesh prej nesh, por le pas gjithë dashurinë. Çdo njeri normal e ka dashurinë e fëmijëve, bashkëshortit, familjes. Ti po shkon me një dashuri shumë më të madhe. Atë të motrës sime, timen dhe gjithë shoqeve dhe shokëve të tu që të njohën aq mirë, me të cilët ti ishe gjithmonë e vërtetë, Ina që ne njihnim gjithmonë. Të përqafoj mikja jonë dhe jam i sigurtë që herët a vonë do të shihemi përsëri.

***
Kujtojmë se Ina Thereska u nda nga jeta ditën e djeshme, 24 Gusht 2019, në moshën 40-vjeçare.

Thereska ishte doktoreshë e mjekësisë dentare.

Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin për vdekjen mjekes së njohur e dha rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës Arben Gjata.

Varrimi i doktoreshës do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00.

Në karrierën 16-vjeçare, Thereska punoi si pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa për 12 vite drejtoi Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.