Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë mëngjes një mesazh për të gjithë ata që shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.
Mesazhi i kreut të qeverisë vjen sot, kur edhe fillon Pelegrinazhi,, në këtë mal të cilësuar si të shenjtë.
Ai ka publikuar një video nga Tomorri, ndërsa shkruan se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur.
“MIRËMËNGJES dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.