Borussia Dortmund është skuadra fituese e Superkupës së Gjermanisë, pasi mundi në finale Bayern Munich, me rezultatin 2-0.
90 minuta spektakolare në “Signal Iduna Park”, një ndeshje me ritëm të jashtëzakonshëm, me raste të pastra nga të dyja skuadrat, ku heronjtë në 45 minutat e para ishin portierët Neuer dhe Hitz.
Me fillimin e pjesës së dytë lojtarët e Dortmund tregon të shpejtë dhe “vrasës” në kundërsulme të shpejta, me protagonist absolut Jadon Sancho.
Sulmuesi anglez nisi një kundërsulm në minutën 48’, duke lënë pas vetes Alaban dhe mes katër lojtarëve të Bayern arriti të nxjerrë topin për Alcacer, i cili goditi saktë nga jashtë zone, duke mposhtur portierin Neuer.
Në minutën 69’ është sërish Sancho që niset me një kundërsulm rrufe, duke fituar të gjithë hapësirën e nevojshme dhe në momentin kur të gjithë po prisnin pasimin e tij, ai goditi rrafsh me tokën, duke ia kaluar mes këmbëve topin portierit të Bayern.
Në vijim skuadra e Kovac përpiqet të reagojë, por nuk janë konkret dhe nuk kanë forcën e duhur për të shënuar.