MENU
klinika

Befason me vendimin e tij

Dukej ‘punë e kryer’/ Coutinho ‘hedh në erë’ planet e Barçës!

07.08.2019 - 17:53

Barcelona dhe Tottenhami nisën bisedimet intensive për transferimin e Coutinhos në klubin londinez para mbylljes së merkatos në hyrje për ekipet e Premier League-s (më 8 gusht skadon afati për blerjet e lojtarëve në Angli).

Mediet angleze madje zbuluan disa shifra të këtij operacioni “blitz”. Barcelona, synonte huazimin e lojtarit me opsion blerjen në fund të sezonit nga Tottenhami, vetëm për huazimin do të përfitonte 25 milionë euro. Klubi katalan do të çlirohej edhe nga paga e futbollistit brazilian, që në këtë rast do të paguhej nga “Suprs”.

Me 11 milionë euro në sezon (220 mijë euro në javë), Coutinho do të bëhej lojtari më i paguar i skuadrës angleze.

Por, Philippe Coutinho i ka lënë me ‘gisht në gojë’ drejtuesit e klubit duke refuzuar transferimin te Tottenham.

Sipas “Sky Sports”, ylli i Barcelona-s nuk ka qenë i kënaqur me planin e klubit anglez për ta huazuar atë. Barcelona thuhet t’i ketë kërkuar 21 milionë euro Tottenham-it për huazimin njëvjeçar të 27-vjeçarit.

Katalanasit janë të gatshëm ta sakrifikojnë brazilianin për të rregulluar bilancin pas blerjes së Antoine Griezmann dhe për të financuar blerjen e mundshme të Neymar