06.08.2019 - 22:14
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Kombinati ku një 17-vjeçare është përdhunuar nga një 55-vjeçar.
Ai është arrestuar nga policia e komisariatit nr.6 në kryeqytet.
Vajza 17-vjeçare ka paditur në polici 55-vjeçarin pas përdhunimit dhe në këtë mënyrë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Agresori që ka kryer këtë veprim tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.