MENU
klinika

Ja emrat

Emery lëshon bombën: 4 lojtarë do të ikin nga Arsenal

13.08.2019 - 21:49

Arsenal ka kryer disa përforcime me vlera në merkaton e verës, duke sjellë në “Emirates” mjaft kampionë.

Gjithsesi, tani është koha që “topçinjtë” të nisin të shesin lojtarët e tepërt. Sipas trajnerit Unai Emery, të paktën 4 lojtarë do t’i thonë lamtumirë Arsenal deri më 31 gusht, kur mbyllet merkato e verës.

“Brenda 20-25 ditëve në vijim do të nisim të largojmë disa lojtarë që janë të tepërt. Unë dua një ekip me lojtarë që kanë të qarta synimet e mia”, tha Emery.

Sipas mediave britanike, 4 lojtarët me valixhet gati janë Shkodran Mustafi, Mohamed Elneny, Emile Smith Rowe dhe Nacho Monreal. Për Mustafi e ardhmja është Franca, me Monaco në “pole” për të marrë mbrojtësin gjerman.

Për Elneny, kanë ardhur kërkesa nga Turqia, ku kërkohet nga Galatasaray dhe Fenerbahce. Nacho Monreal mund të transferohet në Spanjë, vendlindjen e tij, ku ka një ofertë nga Real Societad.

Ndërsa 19-vjeçari Rowe është pranë transferimit në Gjermani, te Leipzig.