Ashtu siç është lajmëruar gjatë gjithë ditës së sotme, Alexis Sanchez ka ‘zbarkuar’ në Milano.
Ai është gati për të kryer vizitat mjekësorë me Interin dhe më pas do të vijë firma për deri në fund të këtij sezoni, huazim pa të drejtë blerje.
Shumë tifozë zikaltër e kanë pritur 30-vjeçarin kilian në aeroportin e Malpensa, ku duket mjaft qartë se janë entuziast për atë që klubi i tyre po ndërton këtë merkato dhe vere. Vargjet e para për Sanchez tashmë ia kanë kënduar akoma pa u veshur zikaltër dhe vetë lojtari i përshëndeti me një lëvizje dore.
Alexis Sanchez è atterrato a Milano e diventerà un nuovo acquisto dell’Inter ⚫️? @SkySport #calciomercato pic.twitter.com/VpN2epEV0h
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2019
Në Milano ka mbërritur edhe afrimi më i ri në mbrojtje: Christian Biraghi, i cili do të shkëmbehet me Henrique Dalbert, që do të kalojë tek Fiorentina.
Mbrojtësi i majtë do të qëndrojë për një vit në formë huazimi, me Interin që ka të drejtë ta blejë për 12.5 mln euro.
Bentornato, Biraghi⚫️? pic.twitter.com/7mH5czlWoq
— Martin Fonstad (@martinfonstad) August 28, 2019
Sot, italiani 26-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e tij me zikaltrit