MENU
klinika

Karriera e tyre në 'fije të perit'

Kuqezinjtë rrezikojnë të ngelen…rrugëve!

25.08.2019 - 17:52

Arlind Ajeti dhe Naser Aliji mund të jenë rasti tipik kur i bën naftën futbollit dhe nuk e sheh shumë seriozisht si punë.

Datë është 25 gusht dhe të dy janë pa skuadra momentalisht. I pari u largua nga Grasshoppers-i, pasi skuadra zvicerane u rrëzua nga Kategoria duke dalë si futbollist i lirë, ndërsa i dyti nuk pranoi të rinovonte me Dinamon e Bukureshtit.

Të dy u menduan se do të gjenin shpejt një ekip të ri dhe të rinisnin ngritjen e tyre, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Aliji dhe Ajeti kanë kontakte me disa klube në Zvicër, por deri tani nuk ka asgjë konkrete për asnjërin prej tyre.

Mbrojtësi i qendrës dhe ai i krahut të majtë do të humbasin dhe thirrjen nga kombëtarja për ndeshjet e shtatorit.