MENU
klinika

"Ishte shteg lluce e gropash"

Gati një tjetër rrugë, Rama nxjerr fotot

24.08.2019 - 11:36

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Rama shkruan në “Facebook” se së shpejti përfundon rruga hyrëse e Bashkisë së Maliqit.

Kreu i qeverisë publikon fotot, që tregojnë gjendjen e mëparshme të rrugës, e cila sipas tij, ishte një shteg gropash e pluhurash në verë dhe ujërash e lluce në dimër, ndërsa tregon edhe pamjet e rrugës së ndërtuar.

“SE SHPEJTI… përfundon rruga hyrëse e Bashkisë së Maliqit, një shteg gropat e pluhurash në verë dhe ujrash e lluce në dimër, ku tani po merr formë një tjetër pjesë e qytetit të rilindur? #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.