Në Serbi nuk ka të ndalur propaganda për zhvillimet në Kosovë.
Atje tani është shpikur një “lajm” se një grup kriminal i quajtur B13, që sipas “Kurir” operon në pjesën veriore me vite, planifikon sulme ndaj servbëve të Mitrovicës Veriore dhe Zubin Potokut.
Gazeta që i shërben Vuçiçit, ka thënë se në krye të këtij grupi qëndron personalisht Hashim Thaci dhe se shërbimet sekrete serbe janë instruktuar që t’i shtojnë veprimet e tyre.
Sipas Kurir, “B13” planifikon që para zgjedhjeve në Kosovë, që pritet të mbahen më së largu në tetor, të kryejnë seri sulmesh në mjedise serbe, ndërkohë që shënjestër e tyre janë objektet hoteliere dhe shtëpitë e njerëzve të rëndomtë.
“Ky grup ka lider që operon nga hija, por edhe udhëheqësin që i koordinon sulmet dhe aksionet”, shkruajnë mediat serbe.
E për atë që ka shkruar “Kurir” ka komentuar vetë edhe ai që e kontrollon, presidenti serb Aleksandar Vuçiç .
Ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, por sipas tij, “plani B-13” nuk do të realizohet sepse ai “nuk do ta lejojë vrasjen e serbëve”.
“Unë nuk kam dëshmi për dicka të tillë, por nuk e përjashtoj mundësinë e incidenteve, përpjkjeve të tilla” ka thënë Vuçiç.