MENU
klinika

Do të ishte 'qershia mbi tortë'

Guardiola mendon për goditjen finale të merkatos!

04.08.2019 - 17:49

Pep Guardiola mendon për goditjen finale në merkaton e kësaj vere.

Pas Rodri që u ble nga Atletico Madrid për 70 milionë euro, Citiziens kërkojnë të afrojnë një tjetër lojtar përpara afatit të fundit të merkatos në ishull që është data 8 gusht.

Sipas mediave angleze Manchester City do ta bëjë një tentativë për spanjollin Isco.

Gjasat që ky transferim të kryet do të jenë edhe më të mëdha nëse Sane largohet dhe transferohet te Bayern Munich.

Por Isco nuk mund të jetë afrimi i vetëm i kësaj merkatoje pasi Guardiola kërkon dhe një qëndërmbrojtës dhe i preferuari i trajnerit spanjoll është holandezi i Bournemouth Nathan Ake.