MENU
klinika

“Dhia e kuqe”

Helidon Haliti në Bienalen e Pekinit

30.08.2019 - 11:23

      Bienalja e këtij viti, që mbahet në Muzeun Kombëtar të Pekinit, Kinë, bën bashkë mbi 100 artistë nga shtete të ndryshme të botës, mes tyre dhe artisti shqiptar, Helidon Haliti.

Artisti Haliti me veprën “Dhia e kuqe” do të marrë pjesë në edicionin e tetë të Bienales Ndërkombëtare të Artit, që hapet në Pekin. Këtë here, piktori Haliti prezantohet me një vepër të realizuar në vitin 2018 nga cikli “Fabulous”, e cila për herë të parë prezantohet në publik. Këtë vit në edicionin e tetë të Bienales në Pekin artistët me veprat e tyre prezantohen në mediume të ndryshme si në skulpturë, pikturë, etj. Piktori Helidon Haliti, shprehet se piktura “Dhia e kuqe” është puna e fundit e ciklit të pikturave “Fabulous”. “Unë përfaqësohem me veprën time në pikturë, që quhet ‘Dhia e kuqe’ me dimensionet 130 centimetra me 110. Kjo pikturë është e fundit nga cikli ‘Fabulous’ dhe është një udhëtim imi personal përmes përrallave, miteve si ai i ‘Kostandinit dhe Doruntinës’, e në vend të kalit kam përdorur simbolikën e dhisë si simbol më kombëtar dhe si engjëll i ekuilibrit”, – pohon piktori për mediet.

 

 

 

Ky është edicioni i tetë i Bienales Ndërkombëtare të Artit, ndërsa piktori Haliti tregon se pjesëmarrja me veprën e tij erdhi pas një konkurrimi. “Bienalja e Pekinit nuk është se ka vetëm gjininë e akuarelit. Unë kam konkurruar në këtë bienale, ashtu si dhe të tjerë artistë nga bota, pa dyshim edhe nga Shqipëria dhe isha fitues. U zgjodha të jem pjesëmarrës në atë bienale, ku janë mediume të ndryshme që nga skulptura, piktura, instalacioni etj. Është një nga bienalet më të mëdha të këtij lloji në Pekin dhe në botë. Për mua është herë e parë që marr pjesë në një bienale të përmasave të këtij lloji, me disa mediume. Kjo është paralelja e Bienales së Artit në Venecie, që i përket artit kontemporan, ndërsa në Pekin është e mirëfilltë mbi artin pamor, pra mbi artin e pikturës, skulpturës etj”, – shprehet ai.

I vlerësuar si mjeshtër i akuarelit, piktori Helidon Haliti tregon se në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Pekin janë rreth 30 kuratorë dhe piktori, dosjen e tij do ta dërgojë vetë si kopje fizike për vlerësim. “Kjo e Pekinit është një bienale më transparente, ku artisti konkurron vetë. Artisti nuk konkurron në mënyrë digjitale, por konkurron në mënyrë materiale, që do të thotë dosja shkon fizikisht, më pas ata kanë disa stade. Ka rreth 30 kuratorë Bienalja në Pekin të Kinës, që brenda një koncepti të përbashkët ata e shpërndajnë në 30 kuratorë të ndryshëm, të cilët janë shtetas kinezë e ndërkombëtarë dhe secili ka pavijonin e tij”, – tregon mes të tjerave, piktori Helidon Haliti.

 

 

 

 

Piktori thekson se bienalja e Pekinit organizohet prej 16 vjetwsh dhe se, ka një program të pasur. “Nuk mbahet vetëm me ekspozim, por dhe me të tjera aktivitete, edukimi përmes artit, simpoziume, demonstrime të drejtpërdrejta, vizita në qendra historike dhe është Muzeu i Artit Kontemporan më prestigjiozi i Pekinit. Unë marr pjesë me një vepër të re, të realizuar në dhjetor të viti 2018, që ekspozohet për herë të parë”, – pohon, Haliti.

Vlen të theksojmë këtu, se në Bienalen e Hong-Kongut, Haliti u vlerësua edhe me titullin “Mjeshtër i madh”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artisti: Grafika në Shqipëri, e pavlerësuar!

Shpend Bengu në Bienalen IMPACT 10 në Spanjë

Muzika, histori dhe kujtesë

Anri Sala në “Do, re, mi, fa, sol”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit