1040 – Makbeth vret mbretin Dunkan të Skocisë dhe hipën në fron.
Pas 560 vjetësh, Uilliam Shekspiri e dramatizoi këtë ngjarje duke shkruar tragjedinë e tij më të errët dhe më të shkurtër, plot efekte psikologjike kur e keqja zgjidhet si udhë për të përmbushur ambicjet për pushtet.
1880 – Gjermani; Përfundon ndërtimi i katedrales së Kelnit; katetralja gotike më e madhja në Evropën veriore – punimet zgjatën 632 vjet.
1893 – Franca bëhet vendi i parë që fillon të regjistrojë automjetet.
1916 – Rumania i shpall luftë Austro-Hungarisë, duke u bashkuar me Antantën në Luftën e Parë Botërore
1935 – SHBA: Presidenti Franklin Roozevelt nënshkruan në ligj aktin e sigurimeve shoqërore, duke krijuar një sistem pensionesh.
1936 – Për herë të parë; një lojë basketbolli – në olimpiadën e Berlinit.
1941 – SHBA – Britani; Lufta e Dytë Botërore: Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Kartën e Atlantikut duke deklaruar qëllimet e pasluftës.
1945 – Presidenti amerikan Harry S Truman njofton se Japonia iu dorëzua aleatëve të Luftës së Dytë Botërore.
Mijëra amerikanë dolën nëpër rrugë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të festuar V-J (Fitore ndaj Japonisë). Ratifikimi zyrtar i dorëzimit u bë më 2 shtator në Gjirin e Tokios, në bordin e luftëanijes Missouri.
1974 – Fillon pushtimi i dytë turk i Qipros; deri 200,000 qipriotë grekë bëhen refugjatë. 6000 u vranë, 1,619 humbën.
1994 – Policia franceze kap terroristin marksist Iliç Ramirez Sanchez (nga Venezuela) i njohur si “Carlos Çakalli”- ai u dënua për dhjetra vrasje e grabitje, ndodhet në Francë në burgimin e përjetshëm.
Në një fjalim të vitit 2009, presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e vlerësoi Karlo Çakallin (bashkëatdhetarin e vet), duke thënë se ai ishte dënuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ishte terrorist, por “luftëtar revolucionar”