MENU
klinika

Almanak

Histori: Çfarë ka ndodhur më 7 gusht?

07.08.2019 - 09:09

322 pes – Zhvillohet Beteja e Kranonas (Larisa) midis Athinës dhe Maqedonisë. Pasi athinasit mësuan mbi vdekjen e Aleksandrit të Madh në qershor 323 pes, ata vendosën të rebeloheshin kundër hegjemonisë maqedonase; rekrutuan një forcë mercenare, kryesisht persianë; dhe krijuan gjithashtu një ushtri të përbashkët mes qyteteve-shtete të tjera helenike. Gjenerali Antipater, mëkëmbësi i Aleksandrit në Evropë, kërkoi përforcime nga Azia ku ushtria maqedonase ndodhej në fushatë. I pari që iu përgjigj thirrjes, ishte gjeneral Leonnatus – por ky u vra në betejë kundër kalorësisë greke. Pas kësaj Antipater e bashkoi ushtrinë e tij me atë të Leonnatus, ndërkohë që mbërriti edhe një forcë e tretë maqedonase nën udhëheqjen e gjeneralit Kraterus; kjo bëri që superioriteti numerik i trupave të kalonte në anën maqedonase, dhe kështu rebelimi athinas u shtyp.

317 – Në Sirmium, Pannonia, lindi Konstantius II, perandor romak – djali i Konstandinit të Madh – ai u bë Cezar nga babai i tij më 13 nëntor 324 në moshën 7 vjeçare. Në fillim të vitit 337, Konstantinius nxitoi në Konstandinopojë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë rëndë. Konstantini i madh vdiq – dhe Konstantius urdhëroi një masakër ndaj të afërmve të vet, edhe pse të dhënat janë të paqarta; historianët citojnë kronikanin Eutropius, mes viteve 350 – 370, i cili thotë se Konstantius dha urdhër për vrasjen e dy prej xhaxhallarëve dhe gjashtë prej kushërinjve të tij, duke përfshirë Dalmatius, sunduesin e Moesisë. Masakra la gjallë, vëllanë e tij më të madh, Konstandinin; vëllanë më të vogël, Konstansin; dhe tre të afërm të famijes – Gallus, Julian dhe Nepotianus. Pas kësaj, Konstantius u takua me vëllezërit e tij në Sirmium për të zyrtarizuar ndarjen e perandorisë – për vete ai mori krahinat lindore, duke përfshirë Konstandinopojën, Trakën, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjiptin, dhe Cyrenaikën; vëllai i madh, Konstandini, mori Britaninë, Galicinë, Hispanian dhe Mauretanian; ndërsa Konstansi mori Italinë, Afrikën, Ilirinë, Maqedoninë, dhe Akaean. Sirmium ishte qytet në Pannonia, krahinë e përmendur së pari në shek e 4 pes., banuar fillimisht nga ilirë e keltë: dhe u pushtua nga romakët në shekullin 1 pes. Në vitin 294, Sirmium u shpall një nga katër kryeqytetet e Perandorisë Romake – Sirmium ishte edhe kryeqyteti i prefekturës Praetoriane të Ilirisë. Qyteti i njohur perandorak vazhdon ta ruajë edhe sot emrin e lashtë ilir, megjithëse paksa të ndryshuar (Sremska Mitrovica)

626 – Ushtritë Avare dhe sllave heqin rrethimin e Konstandinopojës – ata nuk kishin durimin dhe teknologjinë e duhur për ta pushtuar qytetin që kishte një mbrojtje të sofistikuar. Gjithashtu, mungesa e furnizimeve përfundimisht bëri që sllavët dhe avarët ta braktisin rrethimin dhe të niseshin drejt territoreve më të hapura (Ballkani i sotëm).

1242 – Karli i parë i Sicilisë, gjithashtu sundimtar i Napolit dhe Durrësit, i jep vasalit të tij në Shqipëri, Pal Gropa, 7 fshatra në luginën e Devollit dhe prona të tjera në rajonin e Ohrid, dhe Dibrës – zotërime që u mbajtën nga familja Gropa për më se 2 shekuj. Andrea Gropa (ndoshta djali i Palit), përmendet nga kronikanët më 1248; Zakari Gropa përmendet gjatë luftrave të Skënderbeut kundër osmanëve në lidhje me betejën e Tumenishtit, 1457; dhe i fundit i kësaj dinastie thuhet se iku nga Shqipëria me familjen e tij për në Itali menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

1420 – Në Firence fillon ndërtimi i kubesë së katedrales Santa Maria del Fiore – me zbukurime të brendshme të mbetura të papërfunduara pasi u refuzuan nga Mikelanxhelo, i cili ishte caktuar si kontrollor i cilësisë së pikturave dhe afreskeve. Çatia konike u kurorëzua me një glob prej bronxi dhe një kryq në majën e tijj. Kjo e coi lartësinë e përgjithëshme të katedrales në 114.5 metra. Në korrik 1600, topi prej bronxi u godit nga një rrufe dhe u rrëzua; por dy vjet më vonë u zëvendësua nga një rruzull edhe më i madh. Puna për këtë top bronzi, me një fanar në krye, iu dha skulptorit Andrea del Verrocchio, në punishten e të cilit në atë kohë sapo kishte filluar punën një nxënës i ri i quajtur Leonardo da Vinci. Ndërtimi i katedrales që kishte filluar në vitin 1296 përfundoi më 1469.

1782 – George Washington urdhëron krijimin e Medaljes së Meritës për të nderuar ushtarët e plagosur në betejë. Medalja më vonë u riemëruar me emrin poetik Purple Heart. Medalja Fidelity (për Besnikëri) është më e herëshme; ajo iu dha 3 ushtarëve për një ngjarje të veçantë në vitin 1780 dhe nuk u përdor më, prandaj Medalja e Meritës është konsideruar shpesh si dekorata më e herëshme në SHBA.

1789 – Krijohet Departamenti i Luftës i Shtetet e Bashkuara – riemëruar Departamenti i Mbrojtjes në vitin 1949.

1938 – Holokausti: Fillon ndërtimi i kampit të përqendrimit Mathauzen – kryesisht për shfarosjen përmes punës së rëndë të personave anti-nazistë nga radhët e inteligjencias dhe shtresave të larta shoqërore në vendet nën regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 320 mijë njerëz mendohet se vdiqën në këtë kamp – numri i saktë nuk dihet. Më 1945, kur Mathauzen u çlirua nga trupat aleate, kampi kishte rreth 85 mijë të burgosur. Kompleksi kryesor i kampit në Mathauzen është kthyer tani në muze kujtese tragjike.

1981 – Një milionë punëtorë, anëtarë të sindikatës polake Solidarnost të udhëhequr nga Lech Valesa, hidhen në greqë për të protestuar kundër krizës ekonomike dhe mungesave ushqimore në vend – komunizmi në Evropën Lindore hyri kështu në udhën e pashkelur të rënies.

2001 – Presidenti amerikan Bill Klinton pranon shumën prej 10 milionë dollarësh si paradhënie për librin e tij autobiografik – kjo është shuma më e madhe dhënë një autori për një libër dokumentar.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!