Mijëra persona janë mbledhur në “Victoria Park”, në qendër të Hong Kongut, për manifestimin e organizuar nga organizata “Civil Human Rights Front”, një grupim që ka rreth dy milionë mbështetës që kundërshtojnë ligjin për ekstradimin drejt Kinës.
Bonnie Leung, një prej liderëve të kësaj iniciative ka bërë thirrje se është një ditë paqeje, duke i ftuar manifestuesit që t’i tregojnë botës se njerëzit në Hong Kong janë krejtësisht paqësor, në përgjigje ndaj përplasjeve të dhunshme mes aktivistëve dhe policisë që ndodhën javën e kaluar në aeroportin e qytetit.
Lëvizja kërkon dorëheqjen e guvernatores Carrie Lam, zgjedhje demokratike me votim të përgjithshëm dhe një hetim të pavarur mbi mënyrat brutale të përdorura nga policia.
Leung vuri theksin se do të jenë forcat e rendit që do të mbajnë përgjegjësinë në rast përplasjeje apo kaosi.
Dje në sheshin “Tamar Park”, manifestuan forcat pro Pekinit, ku ishin mbledhur më shumë se 476 000 persona (108 000 sipas policisë) më kërkesë të organizatës “Safeguard Hong Kong Alliance”.