MENU
klinika

Reagimi i plote

I dënuar në Itali?/ Pjetri-PD: Pres me padurimin vendimin e…

13.08.2019 - 13:55

Pas publikimit të dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike që vërtetonin dënimin e kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri në Itali, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit.

Reagimi i plotë:

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.