Forca të shumta Policie dhe IKMT-ja kanë zbarkuar këtë mëngjes në Porto Palermo dhe po kryejnë shembjen e restorantit “Panorma”. Ky aksion vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj dhunoi turistët spanjollë.
Familjarët e Mihal Kokëdhimës kanë nisur të heqin pajisjet e restorantit, ndërsa pritet nga momenti në moment shembja e plotë e ndërtesës. Pronari i lokalit ndodhet pas hekurave, pasi gjykata vetëm pak ditë më parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Restoranti “Panorma” nuk kishte lejen përkatëse pasi ishte në proces legalizimi. Turistët spanjollë u larguan nga lokali i Mihal Kokëdhimes pasi nuk u pajtuan me shërbimin e ofruar. Ky moment ka bërë që pronari të ndjekë nga pas makinën e tyre, ndërsa më pas u kap në kofanon e mjetit duke goditur me grushte xhamin e mjetit.
Kush është familja spanjolle, që u dhunua në Himarë
Kryefamiljari Eugenio Galdon është një emër shumë i njohur në Spanjë. Ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Spanjë. Galdon është themelues i ONO, kompania që ofron shërbime telefonike, televizive dhe internet, si dhe ka qenë President i kësaj kompanie deri në nëntor të vitit 2018.
Por përveç biznesit, ai njihet si një emër shumë i rëndësishëm edhe në administratë, teksa ka mbajtur poste mjaft të larta. Galdon ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.
Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro. Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. Ai është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.