Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë qëndrimit në Bjeshkët e Sharrit, i ka uruar ditën e lindjes poetit të Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj në 65-vjetorin e tij.
Kreu i shtetit ka zgjedhur një poezi të tij për ta uruar poetin në fjalë.
- Postimi i Metës:
“Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:
HISTORI
Luftën e fituam,
Nga fitimtarët,
Asnjë nuk u kthye i gjallë!
Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:
“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!
Ohohhoo, more hej!