MENU
klinika

Çfarë do të diskutohet?

Mustafa i paraprin Kuvendit Zgjedhor, mbledh kryesinë

01.08.2019 - 08:56

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje. Mbledhja do të kryesohet nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa.

Në një njoftim për media nga zyra për informim e LDK-së, behet e ditur se ky takim do të fillojë në orën 13:30.

Kjo mbledhje do të kryesohet nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, ndërsa do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

LDK-ja të shtunën e 3 gushtit do të mbajë kuvendin zgjedhor, ku pritet të zgjedhet kryetari i partisë.

isa mustafa konica.al
isa mustafa konica.al

Deri më tani asnjë anëtar i LDK-së nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë. Qëndrimi unanim i partisë ka qenë që të shtunën kur edhe do të mbahen zgjedhjet, të bëhen të ditura kandidaturat, apo të vazhdohet me aklamacion.

Lidhja Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme me 20 mars të këtij viti.

Këto zgjedhje në disa prej degëve të partisë janë shoqëruar edhe me telashe e përleshje në mes të anëtarëve të vet partisë.