Dasma është një moment sa i bukur dhe i sikletshëm për çiftin.
Ndonëse do të kalojnë ditën më të bukur të jetës së tyte, ata duhet të shqetësohen edhe për të ftuarit e tyre. Prandaj ky artikull është për të gjithë të ftuarit ‘problematikë’.
Ekspertët këshillojnë që këto tre gjëra të mos i bëni kurrë.
1.Mos u vishni me të bardha
E bardha i përket nuses dhe vetëm asaj. Kjo ngjyrë specifikon dikë që do të martohet dhe nëse të ftuarit do të veshin diçka të tillë ata do të rrëmbejnë vëmendjen.
2.Mos merrni fëmijët me vete
Nëse në ftesë nuk ua kanë shkruar që të merrni fëmijët, çifti e ka pasur një arsye. Ndoshta ata nuk kanë dikë që mund të kujdeset për fëmijët apo edhe nuk dëshirojnë që të bëhet rrëmujë në ditën e tyre.
3.Mos propozoni.
Në asnjë mënyrë mënyrë mos përfitoni nga situata romantike që krijohet në dasma, për t’i propozuar partnerit/ partneres suaj.
Atë ditë vëmendja i takon vetëm çiftit dhe në asnjë mënyrë sytë nuk duhet të shkëputen nga ata.