MENU
klinika

1 muaj afat për emërimet

Kandidatët për Kushtetuesen, KED zgjedh sot emrat që do i çohen Presidentit

07.08.2019 - 11:20

Këshilli i Emerimeve në Drejtësi do të nisë sot procedurat për renditjen e kandidatëve për anëtarë pranë Gjykatës Kushtetuese me listat përkatëse, të cilët do ti dërgohen më pas Kuvendit dhe Presidencës.

Pas dorëzimit të listës, Kuvendi dhe Presidenca kanë një afat një mujor për të emëruar 6 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme, KED do të nisë me procedurat e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme KED do të përcaktojë kalendarin e intervistave për të gjithë kandidatët të cilët janë lejuar që të marrin pjesë në garë.

Sipas njoftimit të KED,” në rend të ditës shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit