MENU
klinika

"Të sqarohen rrethanat e vrasjes!"

“Katsifas”, Athina mesazh Tiranës: Të mbyllen hetimet!

21.08.2019 - 18:45

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias ka dërguar një mesazh ndaj autoriteteve shqiptare për të përfunduar sa më shpejt hetimet e organeve përkatëse për sqarimin e rrethanave nën të cilat humbi jetën Konstantinos Katsifas.

Mesazhi i tij përfshihet në përgjigjjen e interpelancës që ka kërkuar për këtë ngjarje një deputet i partisë së re “Zgjidhja Greke” në datën 8 gusht dhe publikohet sot.

“Athina i ka bërë të qartë palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesa të mëtejshme, raporti i hollësishëm që do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe kjo do të çojë në dhënien e drejtësisë, por dhe sigurisë për minoritetin kombëtar grek”, thekson kryediplomati grek.

Ai nënvizon gjithashtu faktin se Ministria e Jashtme që ai drejton tregon seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes së rëndësishme të Katsifas-it duke informuar në mënyrë sistematike dhe sensibilizuar partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim, si dhe për çdo zhvillim që ndikon negativisht te minoriteti grek në Shqipëri.

Por Dhendia kritikon vonesën e madhe në hetime që ka ardhur edhe si rezultat i ndryshimit të prokurorit të çështjes dhe kërkon që në këtë fazë të publikohet Raporti Zyrtar i Prokurorisë së Pergjithshme të Krimeve të Rënda për kushtet në të cilat humbi jetën një pjesëtar i minoritetit dhe njëkohësisht shtetas grek.

Ministri i Jashtëm përfundon përgjigjen e tij duke theksuar se pozicionimi i përhershëm i Athinës është dhe ka qenë mbrojtja e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek, e cila ka të bëjë jo vetëm me marrëdhëniet bilaterale Greko-Shqiptare, por edhe me perspektiven evropiane të Tiranës, pasi përbën një nga 5 prioritetet kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë në mënyrë që të marre ne tetor datën për hapjen e negociatave për integrim në BE.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi